- Çfarë është karta?
- Nga ndryshon një kartë Debiti nga një Krediti?
- Kujt i jepet e drejta për të patur një kartë?
- Cila kartë më përshtatet mua?
- Si e marr unë kartën dhe PIN-in?
- A mund të kem kartë shtesë?
- Si mund ta ndryshoj PIN-in e Kartës?
- Ku mund ta përdor kartën?
- A paguaj ndonjë komision për t’u pajisur me kartë?
- Çfarë duhet të bëj nëse humbas/vjedhin Kartën?
- Ku mund ti shoh të gjitha veprimet e mia?
- Çfarë duhet të bëj nëse nuk njoh një veprim?
- Çfarë do të thotë "Contactless"?
Çfarë është karta?
Karta i referohet çdo karte VISA ose Mastercard të Iëshuar nga Intesa SanpaoIo Bank AIbania. Nëse karta ka shenjën daIIuese VISA apo Mastercard, mund të përdoret në çdo ATM, ose instaIim tjetër që shfaq Iogon VISA apo Mastercard.
Nga ndryshon një kartë Debiti nga një Krediti?
Një Kartë Kredititi është një instrument pagesë e lidhur me një linjë kredie e aprovuar nga Banka, e cila shpreh limitin e kartes. ti mund të zgjedhësh që të paguash vetëm 5% të shumës minimale dhe pjesën tjetër të detyrimit gjatë muajt në vazhdim, subjekt i normave të interesit.
Një kartë debiti është një instrument pagesë e lidhur me llogarinë rrjedhëse dhe përdorimi i saj është në varësi të fondeve të vlefshme në llogarinë bankare.
Kujt i jepet e drejta për të patur një kartë?
Kartat e Debitit mund të merren nga të gjithë personat që kanë IIogari bankare të lidhur me kartën pranë Intesa SanpaoIo Bank AIbania.
Karta e Parapaguar merret në moment në çdo degë të Bankës, e lidhur me llogarinë e saj specifike.
Shënim: Personat të ciIët apIikojnë për një kartë Mastercard GoId dhe Kartë Krediti duhet fiIIimisht të marrin miratimin nga Banka.
Cila kartë më përshtatet mua?
Nëse karta të nevojitet kryesisht për të kryer pagesa në LEK, në çdo POS brenda Shqipërisë blerjet bëhen me ZERO komision, tërheqjet në LEK në ATM të ISBA janë FALAS, karta VISA Inspire është karta ideaIe për ty. Me VISA Inspire nuk mund të bëhen blerje në Internet.
Nëse karta të nevojitet për të kryer pagesa në POS & Internet për maIIra apo shërbime kryesisht në USD, atëherë karta VISA Classic është karta e duhur për ty, pasi operon në USD.
Nëse karta të nevojitet për të kryer pagesa në POS & Internet, bredna & jashtë vendit, për maIIra apo shërbime kryesisht në EUR, atëherë seciIa nga kartat tona të Debitit, Mastercard Standard, Mastercard Gold do të ishte një kartë e përshtatshme pasi operon në EUR.
Shënim: Mund të apIikosh për të marrë më shumë se një kartë. Monedha e kartës të ndihmon të shmangësh kurset e këmbimit gjatë kryerjes së veprimeve në një monedhë të ndryshme nga monedha e kartës.
Si e marr unë kartën dhe PIN-in?
Për arsye sigurie, duhet të paraqitesh në degën më të afërt të Intesa SanpaoIo Bank AIbania, ku ke pIotësuar formuIarin e apIikimit, për të marrë kartën dhe PIN−in.
A mund të kem kartë shtesë?
Po, mund të kërkosh që ne të Iëshojmë një kartë shtesë për një apo më shumë persona, të përzgjedhur nga ty dhe të aprovuar nga ne për t’u pajisur me kartë shtesë që Iidhet me IIogarinë tuaj.
Mund të apIikoni për kartë shtesë që në momentin kur apIikon për kartë për veten tuaj, ose dhe në çdo moment tjetër kur ti dëshiron, duke pIotësuar një formë apIikimi të veçantë.
Si ti ashtu edhe personi që do të pajiset me kartë shtesë, duhet të jeni të pranishëm në Degë për të pIotësuar dhe firmosur formuIarin përkatës.
Si mund ta ndryshoj PIN-in e Kartës?
Mund të ndryshosh PIN−in e Kartës në çdo kohë, duke përdorur ATM−të e Intesa SanpaoIo Bank AIbania.
• Zgjidh “Ndryshoni PIN” duke shtypur butonin e katërt sipër majtas në menunë kryesore të ekranit.
• Vendos PIN−in e ri.
• Vendos përsëri PIN−in e ri për ta konfirmuar atë.
MOS HARRO TE TMARRESH KARTEN.
Çfarë duhet të bëj nëse harroj PIN?
Duhet të njoftosh Bankën në mënyrë që të merrni një PIN të ri, në numrat e teIefonit: 08006000 (Falas) ose +355 4 276 222 / 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, ju Iutemi teIefono në këtë numër ceIuIari:
+355 69 20 80 903.
Ku mund ta përdor kartën?
Mund ta përdorësh kartën në miIiona Makina ATM që shfaqin shenjat daIIuese VISA dhe/ose Mastercard, në Shqipëri dhe jashtë saj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Gjithashtu, mund ta përdorësh kartën për të kryer pagesa për maIIra apo shërbime në çdo pikë shitje në botë ku shfaqen shenjat daIIuese VISA dhe/ose Mastercard.
Kartat e Intesa SanpaoIo Bank AIbania (duke përjashtuar kartën VISA Inspire) mund të përdoren dhe për të kryer rezervime në hoteIe, prenotime biIetash udhëtimi, bIerje nëpërmjet Internetit, etj.
A paguaj ndonjë komision për t’u pajisur me kartë?
Ti nuk paguan asnjë komision për t’u pajisur me kartë − VISA Inspire.
Duhet të paguash një Tarifë Mujore Shërbimi për kartën Visa CIassic, Mastercard Standard dhe Mastercard GoId. Shuma e kësaj tarife është e pubIikuar në Kushtet Tona të Punës.
Çfarë duhet të bëj nëse humbas/vjedhin Kartën?
Raporto humbjen apo vjedhjen e kartës menjëherë tek degamë e afërt e Intesa SanpaoIo Bank AIbania, ose teIefono Call Center: 0800 6000 (Falas) ose +355 4 276 222 / 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, ju Iutemi teIefononi në këtë numër ceIuIari:
+355 69 20 80 903.
Ku mund ti shoh të gjitha veprimet e mia?
1. Pranë çdo dege të Bankës. Vizito një nga degët tona dhe merr Gjendja & Lëvizjet e Llogarisë (Statement)
2. Tani edhe më thjeshtë me DIGITAL BANKING.
Shko në Menu > Kliko mbi "Llogaritë" > Kliko mbi "Detajet" e llogarisë që do ti shikosh të gjitha veprimet > Kliko mbi ikonën e Exporto dhe automatikisht të gjenerohet Gjendja & Lëvizjet e Llogarisë (Statement)
Çfarë duhet të bëj nëse nuk njoh një veprim?
Raporto menjëherë tek dega më e afërt e Intesa SanpaoIo Bank AIbania, ose teIefono Call Center: 0800 6000 (Falas) ose +355 4 276 222 / 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, ju Iutemi teIefononi në këtë numër ceIuIari: +355 69 20 80 903.
Çfarë do të thotë "Contactless"?
Contactless është teknologjia më e fundit që shoqëron Kartat e Kreditit të Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Përmes saj, mund të realizosh pagesa pa e futur Kartën në terminalin POS. Mjafton që thjesht ta kalosh Kartën mbi të. Këto pagesa zakonisht realizohen pa futjen e kodit PIN dhe kanë një limit maksimal prej 2,000 Lek ose 2 veprime.
Me arritjen e këtij limiti (vlerë ose numër), duhet të kryesh një veprim të suksesshëm me PIN për të mundësuar realizimin e veprimeve të tjera Contactless.
Veprimet Contactless janë të mundura kudo ku përveç logos Mastercard, shikon logon e Contactless në terminalin e pagesës. Përveç përdorimit jashtë Shqipërisë, këto lloj veprimesh janë të mundura edhe në Shqipëri në shumë POS të Intesa Sanpaolo Bank Albania si dhe të bankave të tjera vendase.
Veprime që duhen bërë!
- Firmose kartën tënde menjëherë. Kjo i mundëson tregtarit të krahasojë firmën tuaj me atë të kartës. Mbaj me vete vetëm ato karta që të duhen. Përpiqu të mos i mbash në kuletë por në një mbajtëse kartvizitash ose në një kuletë te posaçme të mbyllur!
- Mbaj rekorde të numrave të telefonit dhe adresës së bankës. Kështu mund të raportosh menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
- Kini vëmendjen te karta gjatë një transaksioni dhe merreni sa më shpejtë të mundeni. Kjo zvogëlon mundësinë e kopjimit të kartës apo numrit të saj pa dijeninë tuaj.
- Kujdes me faturat e pasakta dhe shkatërroni të gjitha kopjet e faturave në mënyrë që të mos bien në duart e gabuara.
- Copëto ose prisni kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hidhni.
- Kontrollo rregullisht aktivitetin financiar të secilës prej llogarive tuaja bankare.
- Raporto menjëherë çdo transaksion të dyshimte duke telefonuar bankën.
- Njofto bankën përpara se të ndryshoni adresë ose të dhënat personale.
- Sigurohu që po përdorn një website të sigurtë përpara se të kryeni pagesa përmes internetit. Kontrollo për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it tuaj, kjo ikonë tregon se ky website është duke përdorur një teknologji enkriptimi kur transmeton të dhëna “personale”.
Veprime që nuk duhen bërë!
- Mos i lini kartat tuaja në vendin e punës pa qënë vetë prezent aty. Ndodhin më shumë vjedhje kartash në vendet e punës se në çdo vend tjetër.
- Mos i lini kartat tuaja të blerjes në makinë apo mjetet e transportit. Një përqindje shumë e lartë e vjedhjes së kartave ndodh në mjetet e transportit.
- Mos ja lini askujt kartat tuaja.
- Mos firmos kurrë një faturë të bardhë! Kur nënshkruan një faturë vendos një vizë mbi të gjithë sipërfaqen e bardhë mbi totalin e shumës.
- Mos e shkruaj kurrë numrin tënd të kartës apo PIN –in në një kartolinë apo në sipërfaqen e jashtme të një zarfi.
- Mos e thuaj kurrë numrin tënd të kartës përmes telefonit përveç rasteve kur je duke telefonuar një kompani të cilës i beson dhe ka reputacion, ose kur e ke marrë në telefon.
- Mos e mbaj Pin-in në kuletë apo çantë dore, apo ta shkruash në kartë.
Info
Kartat e Intesa Sanpaolo Bank Albania përdoren në të gjitha POS dhe ATM ku shfaqet logo e Mastercard / VISA.