Eja të punosh në Intesa Sanpaolo Bank Albania
Ndërvite Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. i ka konsideruar Punonjësit si pulsin e korporatës të cilët përballen çdo ditë me aktivitetet e biznesit dhe sjellin risi. Ata janë burimi themeltar i rritjes së bankës duke shpalosur vlerat e përbashkëta të etikës së Grupit duke siguruar konsumatorët me produktet dhe shërbimet më të mira në treg dhe duke përmbushur detyrat e caktuara në mbështetje të objektivave strategjike të kompanisë në aspektin e gjenerimit te vlerave sociale, ekonomike dhe tregtare. Banka nga ana e saj menaxhon biznesin dhe frymëzon punonjësit.
Zhvillimi i punonjësve të bankës dhe krijimi i ndjenjës së përkatësisë është qasja e strategjive të Burimeve Njerëzore në këto vite, për të gjetur mënyra të motivimit dhe mbajtjes së punonjësve, pasurimin e aftësive dhe kompetencave profesionale duke vazhduar të investojë vazhdimisht në trajnime. Ne mendojmë se rritja dhe zgjerimi i njohurive dhe aftësive janë vlera shtesë dhe qëllime të domosdoshme për arritjen e metodologjisë sonë në biznes.
Intesa Sanpaolo Bank Albania
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Rruga: Ismail Qemali, Nr.27, Tiranë
E-mail: hr@intesasanpaolobank.al
Kërkohet
Intesa Sanpaolo Bank Albania kërkon të punësojë personel në pozicionin:
Call Center Agent
në Tiranë
Aplikimi duhet të adresohet jo më vonë se data: 31 Maj 2019
Mundësi për Praktika Mësimore
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka mbështetur gjithmonë studentët e universitetit dhe pasuniversitarët duke u ofruar atyre programe praktike.
Ne vlerësojmë vullnetin dhe ambicien e studentëve për t'u afruar më shumë me tregun e punës dhe promovojmë angazhimin e tyre për t'u përfshirë në industrinë bankare.
Praktikat Mësimore (Internship) konsiderohen si një mundësi punësimi në të ardhmen.
Intesa Sanpaolo Bank Albania
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Rruga: Ismail Qemali, Nr.27, Tiranë
E-mail: hr@intesasanpaolobank.al