Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a
Fton të gjithë individët dhe personat juridikë të prekur nga situata COVID-19, të kërkojnë urgjentisht shtyrjen të kredisë së tyre në përputhje me " PAKETA E OPSIONEVE TE DALJES NGA MORATORIUM”.
KLIENTE INDIVIDE:
- Ju lutemi, shkarkoni Formularin e Aplikimeve të publikuar më poshtë.
- Plotësojeni dhe dërgojeni me email në Moratorium@intesasanpaolobank.al
Ose kontaktoni drejtpërdrejt menaxherin tuaj të marrëdhënieve me klientin
SUBJEKTE JURIDIKE: (Biznesi i Vogël, SME, Korporata)
Kontaktoni drejtpërdrejt menaxherin tuaj të marrëdhënies me klientin në Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë të gjitha aplikimet e dërguara, duke siguruar në kohë përgjigjen. Në këtë përpjekje, për të kapërcyer situatën aktuale kritike, Intesa Sanpaolo Bank angazhohet të kushtojë vëmendjen dhe kujdesin më të madh për të mbështetur Klientëve të saj, duke alokuar burime të rëndësishme njerëzore. Të gjitha proceset synohet të finalizohen nga distanca duke përdorur mjete dixhitale për të minimizuar kontaktin fizik dhe praninë në Degë në mënyrë që të mbrojmë punonjësit dhe klientët tanë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Intesa Sanpaolo Group, do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje të shumta për klientët (si individë, ashtu edhe subjekte juridike) me nevoja financimi. Këto zgjidhje marrin parasysh nevojën reale të kategorive të ndryshme të huamarrësve dhe kanë për qëllim t'i mbështesin ata në fazën e rimëkëmbjes.