Kredi studentore e subvencionuar

Një financim i dedikuar për studentët e universiteteve në Shqipëri, përfitues të Skemës Kombëtare të Kredisë Studentore, e administruar nga AKFAL.

Avantazhet

Kredi pa kolateral, në monedhën vendase LEK

Shuma minimale: 50,000 LEK

Shuma maksimale: deri në 10,000 EUR (ekuivalent në LEK)

Shlyerja e kredisë nga studenti do të fillojë në fund të periudhës së mospagimit ose në fund të periudhës së studimit dhe do të jetë maksimumi 3 vjet në valutën LEK.

Periudha e mospagesës është e detyrueshme të aplikohet sipas kohëzgjatjes së programit të studimit.

Kush mund të përfitoj

Financimi u drejtohet studentëve rezidentë në Shqipëri që ndjekin:

  • Bachelor (Cikli i parë i studimeve - 3 vite)
  • Master (Cikli i dytë i studimeve - 2 vite)
  • Studime të Integruara (Studime të integruara - 5 vite)
  • Mjekësi (Studime Mjekësie - 6 vite)

 

Shënim: Vetëm studentët e përfshirë në listën zyrtare të AKFAL janë të pranueshëm për aplikim.

Shembull ilustrues për përllogaritjen e Normës Efektive të Interesit së Kredisë së subvencionuar për studentë (NEI)

  • Monedha: LEK
  • Afati: 60 muaj
  • Shuma e kredisë: 330,000 LEK
  • Komision administrimi: 5,000 LEK

 

Norma e interesit: Kredi studentore e subvencionuar nga shteti me normë interesi 6%, nga të cilat 1% paguhet nga klienti pas periudhës së studimeve (grace period) dhe 5% subvencionohet nga shteti. Gjatë periudhës së studimeve, klienti nuk paguan interes.
Norma efektive e interesit (EIR): 6.83%

 

Ky shembull bazohet në shumën maksimale dhe afatin më të gjatë që ofrohet për këtë produkt.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 22 76 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0
Chat