Avantazhe & Përfitime
Karta e Parapaguar
Karta e Parapaguar e Intesa Sanpaolo Bank është një Kartë Rimbushëse që mund të përdoret për të gjitha llojet e transaksioneve në POS, Internet, ATM dhe mund ta rimbushësh atë në çdo degë Intesa Sanpaolo Bank Albania në çdo moment që dëshiron!
Pse duhet të zgjedhësh Kartën e Parapaguar?
- Ti mund ta përdorësh kartën e parapaguar për blerje në dyqane, supermarkete, restorante, agjensi udhëtimi, etj.
- Karta gjithashtu mund të përdoret për rezervime hoteli, bileta avioni, blerje online, e për shumë shërbime të tjera.
- Ke kontroll të plotë mbi shumën e pranishme në llogari.
- Çdokush mund ta rimbushë Kartën në cash apo me transfertë
- Siguron anonimitet dhe siguri të plotë për pagesat online